“Më kërcënuan me vrasje, më thanë e dimë ku të flejnë fëmijët”, Naser Berisha tregon për kërcënimet pas këngës “Hajt shko n’rrotë t’samës”

by Nexhat

Kënga që e bëri në vitin 2003, bëri që në adresë t’i vinin edhe kërcënime të shumta. Për shkak të “Hajt shko”, këngëtari Naser Berisha u kërcënua edhe me vdekje. Madje kërcënuesit ia përmenden edhe fëmijët.

Këtë këngëtari e bëri të ditur në një rrëfim në emisionin “Majtas JO Djathtas” me Shkodran Hotin, në T7.

banner

Artisti gjilanas tregoi që këngë me tone kritike ndaj keqpërdoruesve në politikë ishte publikuar në vitin 2003, por kërcënimet i erdhën një dekadë më pas kur dikush e përdori atë si kolonë zanore në një video me imazhe të politikanëve si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj etj..

“Në vitin 2003 e kom bo kangën Hajt shko n’rrotë t’somës, e pastaj m’u patën gju në qafë, më patën bojkotu e kanë dashtë me m’vra e plot probleme tjera, po nuk jom nalë”, ka rrëfyer Berisha.

I pyetur se kush qëndronte prapa kërcënimit, këngëtari u shpreh “do që kanë bo shumë pare e kanë mendu që kënga është për ta”.

“Më kanë shkru me profile fake duke me thënë se e dinë se në cilën dhomë flejnë fëmijët e mi, me emër. Për mu ka qenë shumë personale. Më shkruanin disa profile brenfa dite”, ka rrëfyer më tej këngëtari Naser Berisha, duke thënë që për këto reagime nuk e njoftoi familjen që të mos shqetësoheshin.

Berisha tha që më vonë ishte zbuluar që videon ku u përdor kënga e tij me imazhe të politikanëve e kishte montuar një person që jetonte në Zvicër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy