Një yll i Real Madridit tashmë ka arritur nivelin e ‘lojtarit të paprekshëm’ teksa pritet të hyjmë në sezonin e parë të epokës së Xabi Alonsos.
Të dielën, ish-mesfushori i ‘Los Blancos’ u konfirmua zyrtarisht si trajneri më i ri i Real Madridit, duek zëvendësuar Carlo Ancelottin i cili nënshkroi një kontratë me kombëtaren e Brazilit.
Alonso, i cili e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt triumfit në Bundesliga dhe sezonit si të pamposhtur në 2024, ka qenë zgjedhja e vetme e Real Madridit për të marrë drejtimin e tyre.
Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Jr që të gjithë pritet të jenë pjesë integrale e planeve të Alonsos, teksa ai i ka edhe Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold si prurje të reja
Por sipas gazetës spanjolle Marca, një tjetër lojtar i Real Madridit pritet të ketë një rol kyç dhe statusi i tij brenda klubit është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.
Aurelien Tchouameni iu bashkua Real Madridit nga Monaco për 85 milionë euro në vitin 2022 dhe që atëherë ka bërë 140 paraqitje për klubin.

Reprezentuesi francez ka luajtur në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes për Real Madridin, por në disa raste gjatë sezonit u vërshëllua nga tifozët në tribuna.
Sidoqoftë, është thënë se Tchouameni tani vlerësohet shumë nga bordi, të cilët kanë mbetur të befasuar nga mënyra se si ai e ka lënë anash periudhën e vështirë dhe e fitoi çmimin ‘Lojtari i Muajit’ në prill.
Ai tani pritet që të luajë një rol edhe më të rëndësishëm sezonin e ardhshëm nën urdhrat e Alonsos, i cili e konsideron atë si ‘të paprekshëm’ dhe të nevojshëm për sistemin e tij të lojës