Xheneta ka ndezur rrjetet sociale me setin më të fundit fotografik, ku ajo shfaqet me një fustan të bardhë ultra të shkurtë, të zbukuruar me detaje vezulluese dhe një pamje glamuroze që vështirë të kalojë pa u vënë re.
Në pozën ku ajo duket me vetëbesim dhe e kuruar deri në detaj, ajo ka zgjedhur t’i shoqërojë fotografitë me një mbishkrim që ngre pikëpyetje: “Your jealousy is my best advertisement” që përkthejnë “Xhelozia jote është reklama ime më e mire”.

Ky përshkrim ka ngjallur spekulime në rrjete sociale, me ndjekës që dyshojnë se mund të jetë një kunj i drejtpërdrejtë ndaj rivaleve të saj në showbiz, veçanërisht Eglit apo Gjestit, me të cilët ka pasur më parë tensione dhe përplasje të zëshme në publik.
Pavarësisht se nuk ka përmendur askënd me emër, fansat janë të bindur se mesazhi është më shumë sesa një thënie e thjeshtë – është një deklaratë force dhe sfide.




