Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet (VIDEO)

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të Policisë, si të dyshuar i intervistuan ministrin në detyrë të MBPZHR-së Faton Pecin, si dhe kryeshefin e AVUK-ut, Bekim Hoxhën, lidhur me dyshimet për keqpërdorime rreth kontratës për fabriken e mbetjeve shtazore.

banner

Rreth këtij zhvillimi ka reaguar zëvendëskryeministrja në detyrë Donika Gërvalla, e cila i doli në ndihmë “ortakut të saj partiak”.

E kjo temë sonte u diskutua nga panelistët e ftuar në Rubikon të Klan Kosovës.

Analisti Ilir Deda, tha se “Bllokada në Kuvend” po sjell goxha hajër.

Por, ai tha se po i vie keq se nuk do të kemi zgjedhje shpejt.

“Do të kishte me qenë shumë mirë me pasë zgjedhje të reja parlamentare. Nuk është më njëjtë Kosova si para 9 shkurtit, si tash. Të gjitha keqpërdorimet e mundshme janë duke dalë”, tha Deda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy