Diplomimi në West Point: Trump uron kosovarin që u bë oficer në SHBA

by Nexhat

Në mesin e gjithë këtyre kadetëve nga mbarë bota, u thirr edhe një emër shqiptari.

Është ky Arlind Shefiku nga Kosova, që diplomoi si pjesë e Gjeneratë së vitit 2025 në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Përzgjedhja e tij për të studiuar në këtë akademi të njohur u bë katër vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, në një proces shumë konkurrues mes kandidatëve nga e gjithë bota.

Djaloshi nga Vushtrria, u betua edhe për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së si oficer i Ushtrisë amerikane,

E gjithë kjo ceremoni u realizua në praninë e hiq më pak se presidentit të vendit më të fuqishëm në botë, Donald Trumpit. Ky në fjalimin 40 minutësh, iu drejtua të diplomuarve me shumë mesazhe për detyrat që i presin ata. Por edhe I përgëzoi për arritjen deri te diploma elitare ushtarake.

Pas ceremonisë që u zhvillua në fundjavë, Arlindi, sipas njoftimit nga familjarëve u kthye të hënën në Kosovë.

Në këtë akademi, deri më tani kanë diplomuar edhe pjesëtarë të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy