Dita e Shtetit të Kroacisë, ambasadorja Barishiq: Vazhdojmë me mbështetje të fortë për Kosovën

by Nexhat

Me rastin e Ditës së Shtetit të Republikës së Kroacisë, Ambasada e Kroacisë në Prishtinë organizoi një pritje solemne ku morën pjesë krerë të institucioneve të Kosovës, diplomatë të akredituar, përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë, ministra në detyrë, ish-figura politike, ambasadorë të shteteve të tjera dhe mysafirë të tjerë.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq tha se Kroacia do të vazhdojë me mbështetje të fortë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

banner

Në fjalimin përshëndetës, Barishiq tha se Kroacia do të vazhdojë të marrë pjesë në Misionin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë si parakushte për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë dhe gjithë rajonit.

“Sot gjithashtu ne festojmë marrëdhënie miqësore mes dy vendeve tona, Republika e Kroacisë dhe Republika e Kosovës, të cilat u treguan përmes bashkëpunimit dypalësh dhe rritjes së tregtisë dypalëshe. Marrëdhëniet tona u konfirmuan shtesë edhe me shkëmbimin e vizitave zyrtare duke përfshirë edhe vizitën zyrtare në Kroaci të kryeministrit Kurti në fund të vitit të kaluar, gjatë së cilës janë nënshkruar gjashtë marrëveshje. Kroacia do të vazhdojë me mbështetje të fortë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në Misionin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë si parakushte për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë dhe gjithë rajonit”, tha Barishiq

Para të ftuarve, Barishiq tha se ky organizim ndër të tjera është bërë për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Kroacisë dhe Kosovës.

Krahas kësaj, ajo përmendi se fjalët më të përdorura globalisht prej disa kohësh janë pasiguria dhe papërshikueshmëria gjeopolitike, derisa iu referua pushtimit rus në Ukrainë.

“Është kënaqësia dhe nderi im i madh t’ju mirëpres sonte me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Kroacisë. Jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Kroacisë dhe Kosovës. Por jam i sigurt se në bisedat tona sonte nuk do të mund t’i shmangim disa çështje që prekin dhe ndikojnë të gjithë ne në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në fakt, pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës më shumë se tre vite më parë, jemi duke përjetuar rrëzimin e rendit ndërkombëtar siç e njihnim më parë. Prandaj, ndoshta fjalët më të përdorura globalisht prej disa kohësh janë pasiguria dhe papërshikueshmëria gjeopolitike. Por pavarësisht të gjithave, kemi portin tonë të qetë dhe spirancën e fortë – Bashkimi Evropian”, tha Barishiq.

Ndër të tjera, Barishiq foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se stabiliteti varet nga dialogu, jo nga përballja.

Ajo tha se prej kohësh Kroacia ka mbështetur kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë.

“Së pari – Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian dhe zgjerimi në këtë rajon është projekti më i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së. Së dyti – një përparësi kyçe mbetet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni partnerë të barabartë në tryezë. Stabiliteti varet nga dialogu, jo përballja. Dhe së treti dhe ndoshta më i pritur në Kosovë – BE ka filluar të heqë gradualisht masat ndëshkuese të vendosura në qershor 2023. Më lejoni të shtoj – Kroacia e ka mbështetur këtë prej një kohe të gjatë. Kjo vendimmarrje hap rrugën për më shumë mundësi për zhvillimin e Kosovës dhe lidhje më të ngushta me Evropën”, potencoi Barishiq.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella historike, miqësore dhe të vlerave të përbashkëta.

Ai u shpreh se të dy këto shtete janë aleatë në paqe, në demokraci dhe në rrugëtimin e përbashkët evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy