Gjini për rastin e Pecit: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vije turp

by Nexhat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale që përfshiu intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për rastin e tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Në Debat Plus, Gjini ka thënë se ky aksion nuk duhet të shihet si veprim personal i kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj, por si pjesë e një institucioni që funksionon sipas ligjit.

banner

Sipas tij, se kryeprokurori Isufaj rrezikon të bëhet “hero i Kosovës”.

“Me dal zëvendëskryeministrja e parë edhe me thënë aksioni i Blerim Isufajt kundër Faton Pecit, edhe me vazhdu. Mos lexoni ma tutje iu lutem. Prokuroria është institucion, nuk është një njeri. Edhe në këto raste, Blerim Isfuaj rrezikon më u bë hero, e këtyre do të iu vije marre. Blerim Isufaj të vetmen gjë që e rrezikon është bë u bë hero i Kosovës. E krejt këta njerëz, nuk do të jetë larg dita kur do të iu vije turp…”, ka thënë Gjini në Debat Plus.

Kjo deklaratë vjen pas reagimeve të shumta për aksionin ndaj ministrit Peci.

Ishte ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi aksionin si një “inskenim të gërditshëm”, të udhëhequr nga kryeprokurori Blerim Isufaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy