Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot nga ambientet e SPAK-ut, ku u mor e pandehur sot nga SPAK, së bashku me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Pas daljes, Kryemadhi foli për mediat, ku ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes
Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë
Monika Kryemadhi: Unë e kam fajin për urdhër-arrestet që kanë ardhur nga Bari, që u vonuan 2 muaj. Sipas SPAK, për heqjen e mitrës, kam bashkëpunuar me Ilir Metën. Thanë se dosja është voluminoze, më thanë se fashikujt do m’i japin shpejt. Do nisim ballafaqimin në gjykatë. Filmi që luaj është artistik, quhet “Me fat”. Pak muhabet atje bëmë ne për zgjedhjet. Aty kryeprokuror i BKH është Edi Rama. Drejtësia e vërtetë është ajo hyjnore.