Izraeli beson se Hamasi ka 40 mijë luftëtarë, aq sa kishte kur filloi lufta

by Nexhat

Ushtria izraelite vlerëson se Hamasi ende ka rreth 40 mijë luftëtarë, një numër i ngjashëm me atë që kishte para fillimit të luftës në Gaza në tetor të vitit 2023. Kjo informatë është publikuar nga disa media izraelite, duke iu referuar burimeve ushtarake të paidentifikuara.

Sipas të njëjtave burime, milicia palestineze vazhdon të ruajë një pjesë të konsiderueshme të strukturës së saj ushtarake.

banner

Sipas gazetës izraelite Haaretz, Hamasi ende ka një arsenal prej mijëra raketash me rreze të shkurtër veprimi dhe një pjesë të madhe të rrjetit të tuneleve, për të cilin besohet se përpara luftës shtrihej në më shumë se 500 kilometra nën tokë. Po ashtu, sipas raporteve të përmendura, Hamasi ruan një rrjet “të gjerë” kalimesh nën qytetin e Gazës dhe qytetin jugor Khan Yunis, si dhe nën disa kampe refugjatësh.

Deri në muajin mars, ushtria izraelite, e komanduar asokohe nga Herzi Halevi, pretendonte se Hamasi nuk ishte më një forcë ushtarake operative dhe se ekzistonin vetëm komanda të pavarura që kryenin sulme sporadike.

Duket se përllogaritjet e reja të ushtrisë izraelite ndjekin të njëjtin raport që më parë ishte paraqitur nga zyrtarë amerikanë.

Në janar 2025, shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësuan se Hamasi kishte arritur të rekrutojë mes 10-15 mijë luftëtarë gjatë 15 muajve të kaluar të luftës.

Kjo, sipas Uashingtonit, ka kompensuar numrin e ngjashëm të luftëtarëve që grupi kishte humbur gjatë së njëjtës periudhë.

Në atë kohë, të njëjtat burime theksonin se shumë nga rekrutët e rinj që ishin armatosur gjatë bombardimeve ishin të rinj që nuk kishin trajnim ushtarak

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy