Lista Srpska reagon pasi Komuna e Leposaviqit e mori nën menaxhim sallën e sporteve atje

by Nexhat

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, ka reaguar pas raportimeve se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë, e cila ishte udhëhequr nga një organizatë e sistemit serb.

Kjo parti edhe kësaj radhe ka pretenduar se këto veprime përbëjnë “persekutim të serbëve në Kosovë”, ndërsa ka shënjestruar serbët që, sipas Sprskas, i shërbejnë interesave të Albin Kurtit.

banner

“Bastisja dhe pushtimi i dhunshëm i sotëm i Pallatit të Sporteve në Leposaviq nga njësitet e të ashtuquajturës policia e Kosovës, me mbështetjen e serbëve të caktuar që u shërbejnë interesave të Albin Kurtit dhe që vullnetarisht kanë hequr dorë nga emri, nderi dhe interesat serbe të popullit të tyre, paraqet vazhdimësi të persekutimit të serbëve të veriut dhe gjithçkaje ndaj serbëve të Kosovës”.

Lista Srpska pretendoi po ashtu se të rinjtë atje kanë mbetur pa sallë të sportit për aktivitetet e tyre.

“Ky akt i paturpshëm ka prishur rëndë jetën e përditshme të qytetarëve të Leposaviqit, veçanërisht të rinjve, të cilët tashmë kanë mbetur pa hapësirë për aktivitete sportive, shoqërim dhe zhvillim të shëndetshëm psikofizik. Kjo sjellje rrezikon jo vetëm zhvillimin e rregullt të garave sportive, por edhe mësimdhënien e studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike, të cilët e përdorin sallën si pjesë të detyrimeve të tyre akademike”.

Megjithatë, në një prononcim për KoSSev më herët nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Marina Bogojeviq, ka mohuar se ka ndryshuar diçka në këtë drejtim, duke thënë se gjithçka mbetet e njëjtë përveçse menaxhimin e sallës e kanë marrë atë.

Duke aluduar në Bogojeviqin, kjo parti përsëriti se në këtë ngjarje kanë “marrë pjesë individë me origjinë serbe”.

“Është veçanërisht e turpshme dhe e padenjshme që në këtë vjedhje po marrin pjesë edhe individë me origjinë serbe, të cilët përkundër vullnetit të popullit të tyre i shërbejnë regjimit të Albin Kurtit, duke i bërë ata bashkëpunëtorë në një projekt që synon zhdukjen e çdo gjëje serbe në territorin e Kosovës”.

Srpska sërish iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për reagim, duke u ankuar se kërkesat e tyre s’po gjejnë mbështetje.

“U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë dhe të mbrojnë të drejtat themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë, por fatkeqësisht nuk presim veprime konkrete – sepse është gjithnjë e më e dukshme se disa prej tyre po i japin mbështetje të heshtur, madje edhe të hapur, Albin Kurtit në persekutimin e serbëve”.

“Lista Serbe qëndron fort pranë popullit të saj dhe do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, drejtësinë dhe lirinë. Megjithatë, ne duam të bëjmë të qartë se nuk i pranojmë lëvizjet e njëanshme të dhunshme të regjimit në Prishtinë dhe as nuk do ta pranojmë “realitetin e ri” që Kurti po krijon në komunat serbe me forcë dhe armë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy