Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, dhe ai i Real Betis, Manuel Pellegrini, ndajnë të njëjtin qëndrim për rëndësinë e finales së Conference League: një ndeshje që mund të shënojë kthesë në historinë e klubeve që drejtojnë.
Finalja mes Betisit dhe Chelseat do të zhvillohet të mërkurën, më 28 maj, në Wroclaw të Polonisë, me fillim nga ora 21:00.
“Do të ishte mënyra më e mirë për të treguar se Chelsea është sërish në majat e futbollit europian”, ka thënë Maresca.
Ai është shprehur i vendosur për ta shndërruar këtë sezon të mirë në një sezon të paharrueshëm. “Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, por mund të jetë fantastik nëse arrijmë të fitojmë trofeun. Do të ishte një mënyrë për të thënë se ne po fitojmë dhe se jemi një klub në Evropë. Gjithashtu, do të ishim skuadra e parë që fiton të tre trofetë e UEFA-s: Champions League, Europa League dhe Conference League. Kjo është e rëndësishme për ne”, ka thënë ai.
Ndërsa Pellegrini nuk i ka fshehur emocionet për finalen e parë europiane të Betis. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Chelsea është i rrezikshëm në gjithçka dhe janë favoritët. Por ajo që duhet të bëjmë është të jemi i njëjti ekip si gjithmonë, të menaxhojmë mirë aspektin emocional dhe të mos gabojmë për shkak të motivimit të tepruar. Nëse luajmë në kushte të barabarta, mund të fitojmë”, ka thënë ai