Mehmetaj tregon pse s’u mbajt në paraburgim Peci: VV-ja po tenton ta paraqesë si pushim të hetimeve

by Nexhat

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore. Pas një intervistimi në cilësinë e të dyshuarit, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi lirimin e tij në procedurë të rregullt.

Për 5 orë intervistohet ministri Peci

“Është liruar në procedurë të rregullt, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe intervistimi tashmë ka përfunduar”, ka thënë Luta për Dukagjinin.

banner

Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili e bëri i pari publik këtë rast, ka thënë se arsyeja e lirimit të Pecit është fakti se provat kryesore tashmë janë siguruar dhe nuk ka rrezik që ato të dëmtohen, ndaj nuk kishte nevojë për paraburgim.

“Arsye pse është liruar në procedurë të rregullt ka të bëjë me faktin që tashmë provat janë të siguruar dhe nuk mund të dëmtohet tutje. Rrjedhimisht nuk ka arsye për ta mbajtur në paraburgim. Po, proces vazhdo të hetohet normalisht. Provat janë publike. Nuk ka mundësi të ketë ndërhyrje…

Se e pashë që këta të VV-së tentojnë më paraqitë sikur pushim i hetimeve. Jo, hetimet do të vazhdojnë… këta në përgjithësi VV-ja e kanë një model operimi, i cili ka arsyetim për secilën situatë. Për shembull nëse del t’i fillimisht me deklarata këta thonë këto janë shpifje, ku janë provat. Nëse del me provat, thonë këto s’janë prova sepse me pas qenë kish ndërhy prokuroria. Kur ndërhyn prokuroria, këta i kanë dy variante; thonë është e incizuar pre ish-partive, nëse e liron prokurori, thonë e pe sheh edhe prokuroria tha që është i pafajshëm…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy