SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Ish-prokurori dhe avokati Gentian Rumano shpjegoi në emisionin Now në Euronews Albania sa vite burg rrezikon ish-presidenti Meta me akuzat e zyrtarizuar nga prokuroria sipas dispozitave të kodit penal
“Nuk mund të marrin rolin e gjykatës, por ajo që mund të përcjellim një opinion janë dispozitat për të cilat akuzohet, edhe pse nuk kemi një njoftim zyrtar nga SPAK. Fshehja e të ardhurave që ka një marzh dënimi gjobë deri në 3 vite, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, po t’i referohemi çështjesh CEZ DIA, që bëhet fjalë më 10 vjet më parë, prokuroria ka njoftuar akuzën tani për të parandaluar një parashkrim të veprës penale. Për këto akuza, që janë më të rëndat korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nga 4-12 vite burg dhe pastrimi i parave që është edhe më e rënda 7-15 vite burg”, tha avokati.