Orges Zhugolli shpallet fajtor për vrasjen në Gllamnik pas sherrit në komunikacion

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Orges Zhugollin, i akuzuar për vrasjen në Gllamnik të Podujevës.

Për caktimin e dënimit ndaj Zhugollit, gjykata bëri të ditur se do të mbahet një seancë tjetër më 30 maj, pas të cilës do të shpallet vendimi mbi dënimin.

banner

I akuzuari Orges Zhugolli ngarkohet se më 12 shtator të vitit 2023, në Gllamnik të Podujevës, ka privuar nga jeta të ndjerin A.Zh., pas një konflikti që kishin pasur në komunikacion.

Për pikën e parë të dispozitivit të aktakuzës, kryetari i trupit gjykues, Ertan Sejfulla tha se Zhugolli shpallet fajtor, ndërsa për pikën e dytë u lirua nga akuza, pasi nuk është provuar se ka kryer veprën penale.

“Pas vlerësimit të shkresave të lëndës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se i akuzuari është fajtor për veprën penale “Vrasje”, ndërsa për pikën e dytë (armëmbajtje pa leje” është liruar nga akuza pasi nuk është gjetë thika”, tha gjykatësi Sejfulla, shkruan “Betimi për Drejtësi”,

Ndërkaq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy