Quni: VV-ja s’i ka votat as për Qeverinë, duhet të pranojë zgjidhje kur s‘mund të ofrojë një të tillë

by Nexhat

Anton Quni deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar para mediave pas dështimit të tentativës së 22 të seancës për konstituimin e Kuvendit,

Ai ka thënë se gjendja e krijuar në Kuvend është tregues që Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat as për formimin e Qeverisë, duke shtuar edhe se është e pakuptimtë të këmbëngulet në të njëjtën agjendë.

banner

‘‘Për të 22 herë jemi dëshmitarë të dështimit të partisë VV, e cila nuk po arrin me i sigurua votat e mjaftueshme për të votuar kandidatin e propozuar për kryetar të kuvendit. Po ashtu Kjo gjendje është treguese se VV nuk i ka as votat për krijimin e Qeverisë. Kur një parti në këtë rast partia e parë, nuk mundet me i siguru votat e duhura të mjaftueshme është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë dhe të këmbëngulet pafundësisht. Kur nuk janë të zot më ofruar zgjidhje, VV-ja do të duhej me pranu zgjidhje. Zgjidhja në këto rrethana, është dakordimi për qeveri gjithëpërfshirëse’’, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy