Trajneri Ruben Amorim ka ndarë një perspektivë interesante ndaj qasjes së Manchester United për afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Duke përfunduar në vendin e 16-të në Ligën Premier, pa asnjë trofe për të treguar, Djajtë e Kuq duhet të jenë të kujdesshëm në tregun e transferimeve.
Idenë e përforcimit të skuadrës dhe dukjen e tyre për edicionin e ri e ka treguar vetë trajneri portugez i Unitedit.
“Ne gjithmonë përgatisim dy plane, një me Ligën e Kampionëve, një pa Ligën e Kampionëve. Pa Ligën e Kampionëve, nuk kemi nevojë për një skuadër të madhe”, ka thënë fillimisht Amorim.
“Mund ta kontrollojmë skuadrën në një mënyrë më të mirë, pastaj kemi një plan që është të sjellim disa lojtarë të rinj, sigurisht, por plani ynë i madh është të përmirësojmë ekipin që kemi, të përmirësojmë akademinë tonë”.
“Kjo është e ardhmja, nuk do të ndryshojë aq shumë sepse kemi rregullat e Fair Play Financiar, nuk na lejohet të bëjmë shumë këtë verë”.
“Është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar. Do të kemi vështirësi, nuk do të jetë gjithçka menjëherë, por e shoh ekipin duke u përmirësuar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi trajneri i Unitedit