Tarifat e reja energjetike në tregun e lirë, komuniteti i bizneseve proteston të enjten

by Nexhat

Komuniteti i Bizneseve do të protestojnë të enjten në ora 10:00, në Prishtinë.

Protesta do të organizohet për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë.

banner

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë e vendit, si rënie e prodhimit dhe humbje e vendeve të punës.

Komunikata e plotë:

Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe kërkesave të shumta për një dialog të sinqertë, transparent dhe konstruktiv me institucionet e vendit, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh keqardhjen që nuk është arritur ndonjë bashkëpunim i mirëfilltë për të mundësuar një fazë tranzicioni të drejtë dhe të menaxhueshëm lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar në treg, rrezikim të konkurrueshmërisë, dëme të mëdha për bizneset dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit, përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe humbjen e vendeve të punës.

Për këtë arsye, komuniteti i bizneseve ka vendosur që ditën e enjte, me datë 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, të organizojë protestë për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë.

Nëse institucionet nuk reflektojnë dhe nuk ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar kërkesat e bizneseve, protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre.

Oda Ekonomike e Kosovës, në emër të komunitetit të biznesit, i bën thirrje institucioneve që të reflektojnë me urgjencë dhe të krijojnë një fazë kalimtare për përgatitjen graduale të bizneseve, me qëllim të një integrimi të qëndrueshëm dhe të drejtë në tregun e lirë të energjisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy