Valon Behrami afër rikthimit tek Watfordi, kësaj radhe me rol drejtuesi

by Nexhat

Ish-mesfushori shqiptar Valon Behrami pritet të rikthehet te Watfordi gjatë verës për të marrë një rol të ri si asistent i drejtorit sportiv të klubit, Gian Luca Nani. 

Behrami, 40 vjeç, do të mbështesë punën e Nanit dhe, sipas informacioneve të siguruara nga Watford Observer, nuk do të zëvendësojë atë në detyrën aktuale. 

banner

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Behrami luajti për Watford nga viti 2015 deri në 2017, pasi u transferua në “Vicarage Road” nga Hamburgu. 

Ai është një nga futbollistët me më së shumti paraqitje në historinë e Zvicrës, me 83 paraqitje me kombëtaren dhe pjesëmarrje në katër Kupa Bote radhazi. 

 Karrierën e nisi me ekipe si Lugano, Genoa dhe Lazio, përpara se të kalonte për herë të parë në futbollin anglez. 

Në vitin 2008 iu bashkua West Ham United, ku zhvilloi 63 ndeshje në Ligën Premier për ekipin londinez. 

Pas katër sezonesh në Serie A me Fiorentinën dhe Napolin, Behrami kaloi në Bundesligë, përpara se të transferohej te Watford në vitin 2015. 

Ai ishte pjesë e grupit të përforcimeve verore të trajnerit Quique Sanchez Flores, së bashku me Etienne Capoue, Jose Holebas dhe Sebastian Prodl. 

Behrami zhvilloi 49 ndeshje me Watford, duke u bërë një figurë kyçe në sezonin e tij të dytë te klubi, nën drejtimin e trajnerit Walter Mazzarri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy