Një lojtar i Liverpoolit ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga ‘Anfield’ gjatë afatit kalimtar veror.
Ka qenë një sezon fantastik për Liverpoolin pasi ata me sukses e fituan Ligën Premier në sezonin debutues të Arne Slot.
Tekniku holandez e pati një detyrë tejet të vështirë për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin, por ai shumë shpejt i fitoi zemrat e tifozëve.
Trent Alexander-Arnold do të largohet së shpejti pas skadimit të kontratës së tij, me 26-vjeçarin që pritet t’i bashkohet Real Madridit
Duke folur pas barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace të dielën, zgjedhja e dytë e portës Caoimhin Kelleher, duket se e shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi.
“Mendoj se e kam thënë edhe më parë se mendoj që jam mjaftueshëm i mirë për të qenë numri një”.
“Ndihem se jam mjaftueshëm i mirë që të luajë çdo javë dhe kjo është ajo që po synojë të bëjë”.

“Këtë sezon kam qenë me fat që kam luajtur shumë ndeshje, por kjo është definitivisht diçka që po e shoh me vëmendje”, ka thënë Kelleher.
26-vjeçari shpesh ka zëvendësuar zgjedhjen e parë Alisson Becker dhe ka dëshmuar të jetë një zëvendësues i besueshëm.
Gjatë sezonit 2024/2025, Kelleher ka bërë në total 20 paraqitje në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur në nëntë prej tyre