50 Cent tallet me Diddy pasi ai e përmendi në gjyq

by jonzefaj

Përballja ligjore e Sean “Diddy” Combs po nxjerr çdo ditë detaje më të errëta nga kulisat e jetës së tij – dhe këtë herë, në skenë u përfshi edhe 50 Cent.

Në sallën e gjyqit, ish-asistentja e Diddy-t, Capricorn Clark, dëshmoi për një moment të tensionuar ku artisti përmendi armët me një ton serioz, duke përmendur edhe emrin e 50 Cent. Sipas saj, gjatë një udhëtimi me ashensor pas një eventi të MTV-së, Diddy ishte shprehur: “Nuk më pëlqejnë të shtënat. Nuk e bëj këtë. Më pëlqejnë armët.” Koment që erdhi pas deklarimit të tij se kishte një “problem” me reperin e njohur.

banner

Reagimi i 50 Cent? Tipik i tij. Në vend të zemërimit, ai zgjodhi humorin. Në dy postime në Instagram, ai e shfrytëzoi situatën për ta kthyer në skenë komedie. Në njërin, ai publikoi një imazh të gjeneruar nga AI ku shfaqej serioz, i veshur me kostum, me mbishkrimin: “Prit, prit një minutë – PUFFY ka një armë?! Nuk mund ta besoj. Nuk ndihem i sigurt.”
Në tjetrin, 50 Cent shfaqej “i tmerruar” me tekstin ironik: “Duhet të rri i qetë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy