Një grup hakerësh rus ishte pas sulmeve kibernetike në rrjetet e policisë holandeze, të NATO-s dhe të disa vendeve evropiane, ka njoftuar Agjencia e Përgjithshme e Inteligjencës Holandeze dhe Ushtarake.
Siç ka raportuar Reuters, grupi i quajtur “Ariu i lavanderisë’ përkrahet nga Kremlini dhe kishte kryer krime masive kibernetike.
“Sulmet kibernetike kundër institucioneve holandeze janë pjesë e një kërcënimi më të madh ndërkombëtar kibernetik”, thuhet në letrën e agjencisë holandeze drejtuar Parlamentit.
Grupi rus u zbulua derisa po kryhej një operacion i hakimit në shtatorin e 2024-s, ku hakerët morën qasje në detaje konfidenciale të zyrtarëve të policisë holandeze.
Ky grup po ashtu kreu spiunazh kibernetik kundër kompanive që prodhojnë teknologji të nivelit të lartë, ku Rusia s’ka mundësi të hyjë për shkak të sanksioneve perëndimore, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Hetimi zbulon po ashtu se grupi ka qenë përgjegjës për operacione kibernetike kundër qeverive perëndimore dhe institucioneve të tjera, prej të paktën nga 2024-a”, thuhet në letër.
Grupi rus kishte kërkuar të merrte qasje në informacione që lidhen me prokurimin dhe prodhimin e pajisjeve ushtarake nga qeveritë perëndimore dhe dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë.