Ambasadori francez: Kosova mund të vetizolohet nëse s’i dëgjon miqtë

by Nexhat

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se Kosova nuk është e izoluar, por mund të vetizolohet, nëse vijon të injorojë miqtë ndërkombëtarë dhe të mos respektojë zotimet që ka marrë.

Guerot ka thënë se “Kosova nuk është e izoluar, përveç nëse izolohet vetë. Ju nuk jeni të izoluar”.

banner

“Ne, pesëshja (QUINT), vendet e tjera të BE-së kemi qenë duke e mbështetur Kosovën për vite me radhë. Së fundmi, e rilexova sërish këshillën tonë juridike për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2009, ku shpjegohej pse Franca e mbështeti Kosovën në vitin 1999, në vitin 2008”, ka thënë ai, transmeton EkonomiaOnline.

Tutje ai ka thënë se “mbështetja jonë është ende këtu. Mbështetja gjermane është ende këtu. Ju nuk jeni të izoluar. Dhe Kosova nuk është një ishull. Ajo ndodhet në mes të një rajoni që vetë është pjesë e kontinentit”

“Pra, ju nuk jeni të izoluar, përveç nëse izoloheni vetë. Si izoloheni vetë? Duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëmjaftueshmëri morale, duke gjetur të gjitha arsyet e mundshme për të mos respektuar angazhimet e mëparshme. Prandaj, lutja, ashtu dëgjoni miqtë tuaj”, tha ai.

Ambasadori Guerot këtë deklaratë e bëri në kuadër të konferencës “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”, organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, ku u diskutua ngërçi aktual politik në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe bllokimi i procesit të normalizimit me Serbinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy