Valon Fana, gazetar në Kallxo.com, ka thënë se për “Darkën e Lamës” të organizuar nga Ministria e Bujqësisë janë dhënë pesë mijë euro në dorë.
Ai në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se, deri sa ishte duke hulumtuar për fabrikën, i kishte rënë në dorë një faturë për duar të kashtës ku kishte parë një çmim prej 8.20 euro për një duk kashtë.
“E mora një faturë që në shikim të parë më dukej interesante, një duar kashtë 8 euro e 20 cent… u çuditë… i thirra disa tregtarë dhe i pyeta sa kushton, më treguan dhe thanë se prej 70 cent deri në 1 euro e 30 cent, bile edhe me transport”, ka thënë ai.
“Fillova me hulumtu rastin… dekorimi i Darkës së Lamës sipas faturës që mua më erdhi ishte 5 mijë e 575 euro e 90 cent. Në mesin e tyre ishte pra një duak kashtë 8.20 euro”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se ajo çfarë e ka çuditur edhe më shumë gjatë hulumtimit ishte mënyra e pagesës së kësaj fature.
“Fillimisht e kam thirrur kompaninë që e ka bërë dekorimin, fola me pronarin e kompanisë, më tregoi që ende nuk është kryer pagesa, por hapi i parë është në procedurë… jam takuar tri herë me pronarin e kompanisë dhe në takimin e dytë ai më tregon që pagesa për këtë faturë është bërë kesh nga një zyrtar i ministrisë. Ai e përmend që, siç e kemi bërë në hulumtim, emri i zyrtarit është Shkëlzen dhe ne nuk kemi arritur ta identifikojmë saktësisht cili është Shkëlzeni sepse janë disa Shkëlzena në ministri, por po besojmë se organet e ndjekjes do ta zbulojnë rastin, por ai e shpjegon në detaje se si ka ndodhur”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në bisedë me pronarin e kompanisë ai i kishte treguar të gjitha procedurat që kishte ndjekur, ku fillimisht e dërgon faturën në ministri për pagesë pas përfundimit të shërbimit, por ministria kishte refuzuar ta kryejë pagesën.
“Sipas informatave, ju duket që çmimet nuk janë në rregull, ndonëse krejt ky proces është bërë përmes telefonit, siç e kemi kuptuar, më pas ka ndodhur një kontraktim përmes telefonit. Flutura Mustafa është shefja e kabinetit të ministrit Peci, ajo e ka bërë kontraktimin përmes telefonit të kompanisë për dekorimin e kësaj pa asnjë procedurë të prokurimit”, ka thënë ai.
Në parking dhe në veturë sipas pronarit të kompanisë janë dhënë 5 mijë euro kesh.
Arsyetimi i shefes së kabinetit të ministrit Peci për kallxo.com sipas Fanës mos zhvillimi i procedurës së prokurimit për ‘darkën e Lamës”ka qenë koha e shkurtë e organizimit dhe se sofrat, shiltet e gjërat e tjera janë dhënë veç për një natë ehde pse pronari i kompanisë “ka thënë se i ka lut a po i doni[ministrisë] por që nuk i kanë marrë”