Defender 2025, Ministria Shqiptare e Mbrojtjes: Përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë si FSK hap me rëndësi për sigurinë

by Nexhat

Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”. Për këtë këtë stërvitje Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se forca është duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.

“- Për herë të parë në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.

banner

– Nga kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC”, tha ministria.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy