Pas tërheqjes në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit në çështjen “Sterilizimi”, me përjashtim të Ilir Beqajt, i cili nuk ka aplikuar për këtë formë gjykimi
Kjo do të thotë se Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar
Ndërkohë, Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij, duke kërkuar qartësi në formulimin e tyre