Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë.
Në lidhje me rastin e ministrit Faton Peci, i cili është intervistuar nga Prokuroria Speciale të martën, Gorani tha se nuk ka ekspertizë në këtë fushë, por foli për narracionin e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë.
Ai e bëri një analogji me partizanët, ku tha se pushteti i Vetëvendosjes edhe nuk po distancohet nga dyshimet për korrupsion, por edhe po sulmojnë.
Tutje, tha se pushtetet e kaluara heshtnin së paku kur publikoheshin skandale – diçka që VV nuk e bën.
“Në qeverisje të mëhershme kur është shpërfaqur ndonjë skandal në opinion publik, së paku pushteti ka hesht. Nëse s’ka qenë i kënaqur atë së paku nuk e ka shpërfaq publikisht e lëre më me shku me sulmu sistemin e drejtësisë. Pra, veç ka hesht, edhe shpesh herë është munduar me u distancu”.
“Këta përveç që nuk po tërhiqen dhe nuk po përmbahen, këta dhe po të sulmojnë. Në një anë po bëhet fjalë për shkelje, ti po i dëgjon këta duke të thënë përveç se kjo nuk është shkelje ti je edhe armik i vendit. Këta si partizanët edhe të kanë plaçkitë edhe të kanë pushkatu”, ka thënë Gorani.