Fana: Thirrja për tender u publikua vetëm në uebfaqen e ministrisë

by Nexhat

Valon Fana, gazetar në Kallxo.com, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se thirrja publike ka qenë vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa ministri kishte deklaruar gjatë intervistës në Kallxo.com se kanë qenë të interesuar për kompani ndërkombëtare.
Fana ka treguar tutje se kur ka pyetur se ku është publikuar ajo thirrje, meqë kanë pasur interesim si ministri të kenë ofertues ndërkombëtarë, kishte marrë përgjigje se thirrja ishte publikuar vetëm në uebfaqen e tyre zyrtare.

“Ideja është që nuk është shfrytëzuar as Facebook-u i ministrisë, e as i ministrit, sepse në një moment ministri më thotë se ky është suksesi më i madh i ministrisë në këtë fushë të mbrojtjes së ambientit. Mirëpo, pse nuk e promovuan askund? Shtrohet pyetja: pse, nëse është suksesi më i madh, askund nuk e publikoi ministri në Facebook-un e tij personal…”, ka thënë ai.

banner

Sa i përket Ragip Rasgipoviqit, ai ka thënë se deklarata e ministrit ishte që nuk ka qenë në dijeni se ai ka qenë pjesë e këtij biznesi.

“…nuk i intereson me ditë kush ka qenë, për shkak se thotë se ministri se nuk është përgjegjësi e tij me hi edhe me kqyr dosjen. Unë kam pyetur edhe anëtarët e komisionit dhe sigurisht që edhe ata e kanë mohuar, por unë e kam bërë një punë shumë të thjeshtë – kam shkuar me pa historikun e biznesit, dhe aty e kam zbuluar me dokumente publike”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy