Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

by Nexhat

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se posedon një incizim ku Faik Imeri, me gojën e vet, e ka pranuar se ka përkthyer për gazetarin Milaim Zeka.

“Unë kam incizimin që Faik Imeri thotë me gojën e vet se e ka përkthyer për Milaim Zekën. Nesër mund ta sjell. Unë kurrë në jetën time nuk rrej për askënd”, ka deklaruar Geci në Debat Plus.

banner

Gazetari Milaim Zeka, e ka mohuar kategorikisht se një gjë e tillë është e vërtetë.

Geci ka shtuar se Faik Imeri është vëllai i Haki Imerit dhe se një nga vëllezërit e tij është vrarë në nëntor të vitit 1999, duke theksuar se ka të drejtë të kërkojë të vërtetën për fatin e tij

Zeka tregon si Halit Sahitaj u dërgua në Hagë nga Faik Imeri pas trajnimit për të dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së

Megjithatë, Geci ka qenë i qartë duke theksuar se mënyra e kërkimit të së vërtetës përmes Serbisë është e papranueshme.

“Ai që e kërkon vëllain përmes Serbisë, jo vetëm që ka gabuar, por është poshtërsi. Kushdo që ka kërkuar shokët e vetë përmes Serbisë, ajo është poshtërsi”, ka deklaruar Geci.

Ndryshe, gazetari Milaim Zeka lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se Halit Sahitaj, një nga dëshmitarët që ka dalë kundër tyre, është dërguar në Hagë në tetor të vitit 2020, pas një trajnimi të parapërgatitur nga Faik Imeri./Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy