INSTAT: Bien aksidentet rrugore në Shqipëri në katërmujorin e parë të 2025-ës

by Nexhat

Në Shqipëri, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje të ndjeshme gjatë katër muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), janë regjistruar gjithsej 413 aksidente nga janari deri në prill, krahasuar me 500 aksidente gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar – një rënie prej 17%.

Shifrat tregojnë për një përmirësim të dukshëm në situatën e sigurisë rrugore, ndonëse sjellja e drejtuesve të mjeteve vijon të jetë shkaku kryesor i aksidenteve, duke kontribuar në 88% të rasteve.Një tjetër ndryshim interesant i evidentuar nga INSTAT është zhvendosja e grupmoshës përgjegjëse për shumicën e aksidenteve. Në vitin 2024, ishin të rinjtë 25-34 vjeç që dominonin statistikat, ndërsa këtë vit vendin e parë e ka zënë grupmosha 35-44 vjeç, duke përbërë 21% të totalit të ngjarjeve.Edhe bilanci i të aksidentuarve ka ardhur në rënie. Në katër muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 589 persona të vdekur dhe të plagosur si pasojë e aksidenteve, gati 100 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy