Kurti dhe Muhaxheri vendosin gurthemelin për Kompleksin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Pejë

by informim peje

Në një ceremoni të mbajtur sot në Pejë, Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e Kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social – një projekt kyç për sigurimin e strehimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe çiftet e reja.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e 135 njësive banimi në një sipërfaqe prej 22,362 m² dhe ka një vlerë totale prej mbi 10 milionë euro. Ai realizohet në partneritet mes Komunës së Pejës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), e cila mbulon investimin kapital.

banner

Përfituesit do të jenë qytetarët që nuk kanë të zgjidhur çështjen e banimit, duke u fokusuar veçanërisht tek çiftet nën moshën 37 vjeç dhe familjet me prind vetushqyes. Kjo iniciativë synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm strehimi dhe të përmirësojë jetesën në mënyrë sociale, mjedisore dhe ekonomike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy