LBK kërkon pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Rrezikohet stabiliteti ekonomik dhe konkurrenca në Tregun e Energjisë

by informim peje

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për përjashtimin e 1,263 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe kalimin në një “treg të lirë”.

Në një njoftim për media, LBK kërkon pezullim të menjëhershëm të këtij vendimi për të paktën një vit, për të mundësuar një tranzicion të drejtë dhe të përballueshëm për ekonominë e vendit.

banner

“Pezullimi i menjëhershëm, për së paku një vit, i vendimit të ZRrE-së për përjashtimin e bizneseve nga tregu i rregulluar, për të mundësuar një tranzicion të drejtë dhe të përballueshëm për ekonominë;

Formimi sa më i shpejtë i institucioneve shtetërore, me qëllim të zhbllokimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rikthimit të stabilitetit institucional dhe financiar. Krijimi i një tregu realisht konkurrues të energjisë, i bazuar në:ndalimin e monopoleve të heshtura, garantimin e çmimeve të arsyeshme për prodhuesit dhe konsumatorët, lehtësimin e procedurave për investitorët në fushën e prodhimit të energjisë, përmes heqjes së barrierave burokratike, përshpejtimit të licencimeve dhe krijimit të lehtësirave fiskale për energjinë e ripërtëritshme.

“Zbatim të reformave fiskale konkrete dhe të targetuara për nxitjen e investimeve, mbështetjen e industrisë prodhues”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin për media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy