“Mora kontratën me vonesë, kishte shumë shpërputhje” – Gazetari Fena tregon çfarë zbuloi për fabrikën e mbetjeve shtazore

by Nexhat

Pas bastisjes së Ministrisë së Bujqësisë nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratën për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, gazetari hulumtues i Kallxo.com, Valon Fena, ka treguar detaje rreth prapavijës së investitorëve që fituan kontratën.

Sipas Fenës, ai kishte nisur hulumtimin më 4 prill, por nuk e kishte marrë kontratën deri më 7 maj, pavarësisht dhjetëra kërkesave dhe mbi 100 email-eve të shkëmbyera me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe palët tjera të përfshira.

banner

“Kur e mora kontratën, vërejtëm shumë shpërputhje. Hapi i parë që bëra ishte kërkesa për historikun e biznesit që e kishte fituar kontratën, LIP KS & IT. Nga dokumentet rezultoi se njëri nga aksionarët ishte tërhequr më 20 shkurt 2025, duke shitur 30% të aksioneve të tij”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka zbuluar se kompania LIP KS & IT është në pronësi të një kompanie tjetër me emrin MR & CO MNE me seli në Podgoricë, ndërsa pronari i saj është Muamer Ragipoviq, shtetas serb me bazë në Beograd.

“Fola me të në telefon, më tha se vjen shpesh në Kosovë dhe ka miq këtu. Më vonë më shkroi dhe unë e pyeta pse u tërhoq nga një kontratë që mund t’i sillte miliona. Kishte futur 3 mijë euro për të marrë aksione, por më pas i shiti,” ka deklaruar Fena.

Sipas tij, 20% e aksioneve u blenë nga kompania Arches Bau SH.P.K, ndërsa 10% u morën nga Naser Maloku, që është edhe drejtor në LIP KS & IT.

Fena ka theksuar se kompania Arches Bau ishte regjistruar rishtazi dhe se kishte vizituar adresën zyrtare të saj në fshatin Komogllavë të Ferizajt, por aty kishte gjetur vetëm shtëpinë e pronarit dhe kishte folur me babanë e tij, i cili nuk kishte dhënë detaje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy