Barcelona ka gëzuar tifozët e saj me blindimin e Lamine Yamal, pasi talenti i jashtëzakonshëm spanjoll ka nënshkruar kontratën e re që e mbanë lidhur atë me katalunasit deri në vitin 2031.
Lamine Yamal ka shprehur dëshirën e tij për të marrë përsipër gjuajtjen e penalltive dhe goditjeve të lira te Barcelona sezonin e ardhshëm, raporton Diario AS.
Talenti 17-vjeçar i ka komunikuar kërkesën trajnerit të ri, Hansi Flick, duke besuar se aftësia e tij e jashtëzakonshme me këmbën e majtë mund ta bëjë një specialist të goditjeve të lira
Aktualisht, gjuajtësi kryesor i penalltive është Robert Lewandowski, i ndjekur nga Raphinha. Lamine nuk dëshiron të jetë opsioni i tretë, por të hyjë direkt në garë për këtë përgjegjësi.
Përveç penalltive, Lamine dëshiron të marrë përsipër edhe goditjet e lira dhe ato nga këndi. Aktualisht, këto zakonisht i gjuan Raphinha.
Ambicia e tij tregon vetëbesim dhe gatishmëri për të marrë më shumë përgjegjësi, pavarësisht moshës së re
Yamal ka treguar rritje të jashtëzakonshme sezonin e fundit dhe pritet të jetë pjesë kyçe e projektit të ri të Flick.
Nëse i jepet mundësia, ai mund të shndërrohet në një nga pikat kyçe të Barcelonës për goditjet standarde në vitet e ardhshme