“Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vdekur 14 vjeçarja në Itali

by informim peje

Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola në Itali, u gjet e vdekur të martën pas dy ditësh kërkimesh intensive. Ajo ishte zhdukur të dielën, pas një mesazhi ku njoftoi se po dilte për t’u takuar me një shoqe.

Nëna e saj e kishte kontaktuar pas disa orësh, por telefoni i vajzës ishte fikur dhe nuk kishte më asnjë informacion për vendndodhjen.

banner

Trupi i pajetë i Martinas u gjet nga karabinierët në një kasolle të braktisur pranë stadiumit “Moccia”, jo larg shtëpisë së saj. Ajo ishte fshehur nën një dyshek, një vend që ishte identifikuar pas analizimit të kamerave të sigurisë që kishin regjistruar lëvizjet e saj.

Hetimet janë ende në zhvillim.

Një nga pista që po shqyrtohet është një djalë nga Verona, me të cilin Martina kishte komunikuar kohët e fundit përmes internetit. Autoritetet po analizojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.

Ky rast ka tronditur komunitetin e Afragolës dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve në rrjetet sociale dhe mundësitë e rreziqeve që ato mund të sjellin. Familja e Martinas është shprehur e shkatërruar nga humbja e papritur dhe kërkon drejtësi për vajzën e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy