Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste.

I pyetur nga gazetarët, Berisha nuk e komentoi direkt përmbajtjen e deklaratës, por sugjeroi të krahasohen qëndrimet e mëparshme të diplomacisë amerikane për zgjedhjet në Shqipëri dhe në vende të tjera

banner

“Ambasada përgëzoi popullin shqiptar. Tani, çfarë sugjerimi kam unë? Lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për të kuptuar më mirë cili ishte thelbi i kësaj deklarate. Lexoni atë të vitit 2021. Lexoni pak disa nga deklaratat e sekretarit të shtetit Rubio për zgjedhjet në disa vende të botës dhe do ta kuptoni çfarë përfaqëson ajo deklaratë,” tha Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy