Dyshja shqiptare e Augsburgut, mesfushori Elvis Rexhbeçaj dhe sulmuesi Mërgim Berisha, do të kenë një emër të njohur të futbollit gjerman në bankinë për sezonin e ri në Bundesliga.
Klubi gjermani të mërkurën njoftoi se drejtimin e skuadrës e ka marrë ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Sandro Wagner.
Për Rexhbeçajn dhe Berishën, ky ndryshim sjell një faqe të re në karrierën e tyre në elitën gjermane, teksa do të punojnë me një trajner që vjen me përvojë nga niveli më i lartë, përfshirë stafin teknik të Gjermanisë ku ishte asistent i Julian Nagelsmann.

Augsburgu e përfundoi sezonin 2024/25 në vendin e 12-të, ndërsa Wagner pritet të sjellë frymë të re dhe stabilitet në skuadër.
Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe vjen nga një përvojë e mëparshme si trajner i Unterhaching në ligën e katërt, ku pati rezultate pozitive
Wagner zëvendëson në këtë detyrë Jess Thorup, i cili u shkarkua pas përfundimit të sezonit.
Tani, Rexhbeçaj dhe Berisha do të synojnë të rrisin ndikimin e tyre në skuadër nën drejtimin e trajnerit të ri, me mesfushorin që ishte startues gjithë kohës, ndërsa sulmuesi kishte shumë probleme.