Shoqëria civile paralajmëron veprime radikale për zhbllokim të Kuvendit 

by Nexhat

Organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar veprime më radikale në rast se nuk zhbllokohet situata në Kuvend ndër të cilat edhe protesta me akterë të sektorëve të ndryshëm.

Belgzim Kamberi nga Instituti për politika sociale, “Musine Kokalari”, pjesë e këtyre organizatave tha për RTV21 se aktivizimi i shoqërisë civile është bërë për shkak se Kosova nuk e ka luksin të jetë pa institucione në kohën kur ka një varg problemesh të brendshme e ndërkombëtare.

banner

“E kemi parë si obligim të nisim një lloj presioni për ta zhbllokuar situatën. Ka disa metoda të veprimit kemi filluar me një kumtesë, me një aksion simbolik do të provojmë të bëjmë dialog dhe komunikim me vendimmarrësit qoftë me kryetarët e partive me grupet parlamentare vendimmarrëse në Kuvend por nuk e përjashtojmë mundësinë që të radikalizojmë veprimet në çfarëdo lloj metode që do të nxiste dhe do të bindte vendimmarrësit që t’i themelojnë institucionet do të ishte besoj e dobishme dhe s’duhet përjashtuar nga askush. Nuk e përjashtojmë mundësinë që do të organizojmë edhe prostatat në bashkëpunim me sektor të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka shumë probleme dhe se ka luksin që të vonohet në drejtim të themelimit te institucioneve”, tha Kamberi

Një ditë më parë organizatat e shoqërisë civile zhvilluan një aksion simbolik protestues para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy