Sulmi ndaj gjinekologut Afrim Veliu, Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të personit të dyshuar

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth arrestimit të personit B.M i cili dyshohet se ka sulmuar gjinekologun Afrim Veliu.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar B.M., për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’ bazuar nga neni 181 si dhe “Lëndim i lehtë trupor” neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

banner

“Në kuadër të veprimeve hetimore, gjatë bastisjes së realizuar në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Andaj, Prokurori i shtetit, brenda afati ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndryshe, Veliu ishte sulmuar para disa ditësh derisa ishte duke hyrë në veturë, ai ishte goditur me një mjet metalik. Po ashtu, para disa ditësh në hyrje të ordinancës së tij është hedhur edhe një grantë dore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy