Pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv, AC Milan i ka dërguar një propozim zyrtar Massimiliano Allegrit për të qenë trajneri i tyre i ri.
Ai është opsioni kryesor për të zëvendësuar Sergio Conceiçaon, dhe ka gjasa të mira që kjo të ndodhë nëse Napoli vazhdon me Antonio Conten, shkruan Fabrizio Romano.
AC Milan po kërkon një trajner të ri dhe Massimiliano Allegri, i cili ka një histori suksesi me klubin (fitoi Serie A në sezonin 2010–11), është kandidati kryesor.
🚨🔴⚫️ AC Milan have sent their formal proposal to Massimiliano Allegri to be their new head coach.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2025
He’s the main option to replace Sérgio Conceiçao, with good chances for it to happen if Napoli will continue with Antonio Conte. pic.twitter.com/MOHCXvK3fH
Kjo vjen pas një sezoni të vështirë për Milanin nën drejtimin e Conceiçaos, i cili humbi finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, ndërsa në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A ishte një zhgënjim total.
Propozimi i Milanit për Allegrin varet nga Napoli. Nëse Napoli vazhdon me trajnerin aktual, Antonio Conte, i cili ka një kontratë deri në qershor 2027, atëherë Allegri ka më shumë gjasa të bashkohet me Milanin
Tani AC Milan po përgatitet që të kthehet në nivele të larta, duke bërë ndryshime në postet drejtuese.