Thoshte se nuk e di kush aplikon, Peci shihet në një tavolinë plotë mish me një përfitues granti

by Nexhat

Një prej shumë skandaleve të publikuara rreth Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci, është ajo e dhënies së granteve. Grantet për vëllain e dajën e Fitore Pacollit, këshilltarit të Pecit, bashkëpartiakut në Listën Guxo, kompanive që VV i promovon e të tjera – janë vetëm disa nga gjetjet që janë publikuar në media.

Për të gjitha këto, Peci e ka hedhur përgjegjësinë nga supet duke mohuar se është i përfshirë në dhënien e ndonjë granti “me t’njofshëm”, raporton Periskopi.

banner

“Unë s’e di as kush aplikon”, pati thënë Peci në një studio televizive teksa fliste për grantet në AZHB.

Periskopi ka siguruar një fotografi, ku Peci shihet nën shoqërinë e disa personave në një darkë duke ngrënë mish.

Pas një hulumtimi, del që njëri nga ta është përfitues i grantit 100 mijë eurosh nga AZHB.

Feim Jerliu [shih foton] është personi i cili, gruaja e tij Sanije Jerliu ka aplikuar për grantin 100 mijë eurosh në AZHB për ‘Investime në blerjen e makinerive bujqësore’.

Kjo nuk është e gjitha. Skandali i publikuar ditë më parë nga ‘Kallxo.com’ rreth ‘Darkës së Lamës’, ku nikoqir në vitin që lam pasë ishte Faton Peci, doli të jetë me çmime të fryera dhe pa procedura të prokurimit.

Kësisoj, Ministria që drejton Pecin kishte gënjyer publikun rreth kostos së kësaj darke.

Një detaj interesant, është fakti se në Darkën e Lamës të pranishëm ishin edhe përfitues të granteve qindra-mijëra eurosh. Disa prejt tyre, Peci u kujdes që së bashku me kryeministrin Kurti t’i shpërblenin me nga një mirënjohje dhe një laptop.

Periskopi ka kontaktuar me z. Jerliu, dhe i njëjti ka thënë se fotoja që është bërë me z. Peci është në fund të vitit 2024 ndërsa granti është marrë në fillim të vitit 2023.

“Grantin e kemi marrë në fillim të vitit 2023, ndërsa ministrin e kemi pasë për drekë pas një vizite që e ka bërë në fermën tonë. Pra, është rreth një vit e gjysmë pas dhënies së grantit”, tha z. Jerliu për Periskopin.

Kujtojmë se ministri në detyrë, Faton Peci gjatë ditës së djeshme u intervistua si i dyshuar nga Prokuroria Speciale, lidhur me kontratën e nënshkruar për fabrikën për mbetjet shtazore – skandal ky i publikuar ekskluzivisht nga Periskopi në prill të këtij viti. /Periskopi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy