“Veç katunarët e Drenicës e Deçanit vjedhin – këta që dijnë anglisht jo”, Nol Nushi flet për narracionin e Vetëvendosjes për korrupsionin

by Nexhat

Nol Nushi nga PSD-ja, tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka krijuar një narracion sikur “neve duhet të na vijë turp t’iu themi pse po vjedhin”.

Ai në “Pressing” të T7, të mërkurën, tha se VV ka krijuar një tregim “sikur vjedhin katunarët e Drenicës e Deçanit, e jo ata që dijnë anglisht”.

banner

“Këta po mundohen me kriju një narracion që janë disa njerëz që janë kategori hyjnore, Peci qysh flet veten e tretë.  Fakti që juve po ju shkon mendja që Faton Peci po korruptohet ju e keni keq, e kemi parë me dëshmi që këta korruptohen”.

“E kanë kriju këtë tregimin që me të ardh marrë pak me i tha mos jeni more t’u vjedh, me u ndi na pak keq. Nuk kemi nevojë me u ndi keq se e ke kriju një rrëfim në Kosovë se veç katunarët e Drenicës e Deçanit vjedhin, këta që dinë anglisht nuk vjedhin këta, këta s’dinë me vjedh”, ka thënë Nushi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy