Vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepit, Gjykata zbulon detajet e planifikimit

by Nexhat

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda njoftoi se ata janë dënuar për shkak  të veprës penale Vrasje e rëndë dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave,

banner

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit J.V. dhe N.V. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim të përjetshëm për secilin, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave.

“Të akuzuarit J.V. dhe N.V. prej periudhës 09 janar 2021 deri me 08 prill 2021, në bashkëkryerjeje pas një marrëveshje paraprake kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin B.R., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore. Ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet, ashtu që J.V. duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari, tani i ndjeri B.R. e kishte ndaj tij, e kishte vënë në lajthitje të njëjtin, e që duke filluar nga 09 janar 2021 ku i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMW X3”, për vlerën prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftim

Mes tjerash, thuhet se gjatë realizimit të planit të tyre, i pandehuri J.V., me datë 08 prill 2021 të dëmtuarin B.R. e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit N.V. ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij. I pandehuri J.V., pastaj në mënyrë tinzare duke e ngulfatur e privon nga jeta B.R, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro), siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave.

“Mirëpo, pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8000 € (tetë mijë euro) që i ka ndarë me të pandehurin N.V. , pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij, me qese të zezë të najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit N.V., dhe e kishte lidhur me një litar. Pastaj, veturën e të ndjerit B.R. të tipit “Jeep Grand Cherokee” e kishte dërguar në arat e fshatit Sushicë-Janjevë”

“Nga aty, i pandehuri J.V. i kishte telefonuar të pandehurit N.V. i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij, të tipit “Skoda Octavia”, mu në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin “Jeep Grand Cherokee”. Në këtë mënyrë, i pandehuri N.V. kishte marr pjesë në kryerjen e veprës dhe atë duke tentuar t’i humb gjurmët e kryerjes se veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar me herët”, bëhet e ditur në njoftimin.

Më tutje, pohohet se të nesërmen herët në mëngjes me 09 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerje e dërgojnë në vendin kodrinor malor të quajtur “Mali i Madh në Vllasali”, ky i pandehuri N.V. e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri me datë 30.09.2022, kur janë gjetur mbetjet mortore të dëmtuarit B.R

“Obligohet secili i akuzuar veç e veç, të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej pesëdhjetë (50) euro ashtu që në tërësi shumën prej treqind e pesëdhjetë (350 €) euro, obligohen të paguaj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, vijon njoftimi.

Të dëmtuarit V.R., T.R., A.R. dhe D.SH. për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Bazuar ne nenin 366 par.1, nën par.1.1 te KPPRK-se, me aktvendim të veçantë, të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy