A keni problem me PDK, AAK për shkak të historisë politike? – Abdixhiku: Nuk bëhemi vagon i asnjë partie politike

by Nexhat

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku u pyet se a ka problem partia e tij, me PDK dhe AAK për shkak të historisë politike armiqësore, kundërshtuese të mëhershme,

Abdixhiku në emisionin Pressing në 7T thotë se nuk ka të bëjë me këtë, por se një koalicion i tillë është i pamundur, pasi thotë se nuk ka vota për një shumicë të tillë.

banner

“Është një pamundur një koalicion i tillë, e dyta në takime që i kam pas me liderët politik, në fillim ia kam bërë të qartë që nuk ka vota për një shumicë të tillë”.

Ai thotë se LDK’ja nuk bëhet vagon i asnjë partie politike.

“Bëhuni të sinqertë, dilni tregoni njerëzve që nuk i keni votat. Meqenëse nuk i kemi votat nuk duhet të pretendojmë një gjë të tillë. Moralisht, të diskutohet a duhet ta bëjmë apo jo një gjë të tillë, praktikisht, tash po ju garantoj, që LDK nuk bëhet vagon i asnjë partie në Kosovë. Unë e di cka kanë dëshirë partitë e tjera, ta marrin LDK, herë njëra e herë tjetra. Jo sdo ta kenë këtë gjë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy