Abdixhiku: LDK nuk bashkëpunon me Listën Serbe

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur për moskonstituimin e Kuvendit.

Ai në Pressing të T7 ka thënë se asnjëra parti nuk e ka shumicën dhe se po minimizohet fakti i përjashtimit të të gjitha partive politike për bashkëpunim me Listën Serbe dhe se LDK nuk bashkëpunon me ta.

banner

“Votat nuk hargjohen, bën me i përdorë edhe për Kuvend edhe për Qeveri. Qato që i ke për Qeveri, përdori edhe për Kuvend. Askush s’e ka shumicën. Asnjëra parti. Po e minimizojmë faktin e përjashtimit të gjitha partive politike, për bashkëpunim me Listën Serbe. Asnjë parti politike nuk llogaritë në 10 votat e Listës Serbe. Ne kemi një parti politike e cila duhet të kaloj nëpër një proces të pastrimit të plot nga kjo çështje, rastit Banjska. LDK me këtë Listë Serbe nuk bashkëpunon”, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy