Allegri te Milani? Tare i ofron kontratë 3-vjeçare

by Nexhat

Vetëm tre ditë pas emërimit të tij zyrtar si drejtor sportiv i Milanit, Igli Tare duket se është afër ta mbyllë marrëveshjen për trajnerin e ri që do të pasojë Sergio Conceicao në bankinën kuqezi.

Sipas medieve italiane, Tare ka shqyrtuar dy profile për bankinë, Vincenzo Italiano dhe Massimiliano Allegri.

banner

Megjithatë, pasi trajneri i Bologna-s zgjodhi të rinovojë kontratën me klubin e tij aktual, drejtori i Milanit ka përshpejtuar kontaktet me Allegrin, një emër i njohur dhe i respektuar në “San Siro”.

Brenda 48 orësh, Tare ka bërë një hap konkret duke i ofruar teknikut nga Livorno një projekt 3-vjeçar dhe një kontratë me vlerë 5 milionë euro neto për sezon, pa përfshirë bonuset e performancës.

Burime pranë klubit milansit bëjnë me dije se në ambientet e kësaj skuadre ekziston besim i madh se marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt.

Allegri, i cili edhe më parë ka drejtuar Milanin, duke fituar edhe një titull kampion, më gjase do të rikthehet në një klub që e njeh mirë dhe që kërkon të ndërtojë një skuadër të denjë për Serie A dhe Evropë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy