Ariana Musliu-Shoshi: Besoj në integritetin e deputetëve të PDK-së, nuk do të ketë ndërrim qëndrimi

by engel

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova se ka besim të plotë në integritetin e deputetëve të partisë që ajo përfaqëson dhe nuk pret që ndonjëri prej tyre të ndërrojë qëndrim politik apo të japë votën jashtë linjës së partisë.

“Besoj në integritetin personal të deputetëve që i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk besoj që asnjëri nga ta do të votojë, apo do të ndërrojë qëndrim,” tha Musliu-Shoshi, duke nënvizuar unitetin brenda grupit parlamentar të PDK-së në një moment kur vëmendja publike është e përqendruar në qëndrimet politike të partive opozitare.

banner

Në pyetjen nëse ka pasur ndonjë përpjekje nga Lëvizja Vetëvendosje për ta kontaktuar personalisht, deputetja ishte e qartë: “Personalisht nuk më ka kontaktuar askush dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje,” u shpreh ajo.

Këto deklarata vijnë në një kohë të ndjeshme për skenën politike në Kosovë, ku çdo qëndrim i deputetëve opozitarë mund të ndikojë në balancat parlamentare dhe zhvillimet politike në vend. Deklarata e Musliu-Shoshit synon të japë një mesazh qartësie dhe stabiliteti nga ana e PDK-së, ndërkohë që skenari politik mbetet dinamik dhe me shumë të panjohura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy