Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është e papranueshme deklarata e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për bizneset.
“Lexova nga mediat e juaja që Albin Kurti kish thënë që ka kalu koha e barrikadave. Kjo konsideroj që është e turpshme sepse të gjithë ne e dimë se në çfarë konotacioni përdoren barrikadat. Përderisa z. Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për koston 800 euro të transportit të një megavati të energjisë elektrike që e bën kompania e Vuk Hamoviqit për të cilin ai kur ishte në opozitë na edukonte neve, ai sot protestën e komunitetit të biznesit e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe në periudha të ndryshme dhe në vende të ndryshme në Kosovë dhe kjo është totalisht e papranueshme”, tha ajo.
Bajrami shtoi se Kurti mund ta fitojë “këtë betejë, sepse beteja e Albin Kurtit nuk është asnjëherë me ndërtu diçka, me shkatërru”.
Ajo ka thënë se nëse “Kurti këto 1300 biznese, nuk i mund ata individë, por e mundë ekonominë e Kosovës”.
“Dhe kur Albin Kurti e mund ekonominë dhe arsimin i vetmi përfitues këtu është Serbia”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se duhet “të hetohet në tërësi ajo cfarë kandodhur në sektorin e energjisë këto katër vite”.