Bllokimi i rrugës nga bizneset: Njësia Speciale e pranishme në Veternik

by Nexhat

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mbërritur në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, ku është bllokuar rruga nga protestues të shumtë, përfshirë përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë,

Protesta, e paralajmëruar më herët, ka nisur sot në orën 10:00 si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili obligon ndërmarrjet të dalin në tregun e lirë të energjisë.

banner

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një prani të konsiderueshme të automjeteve të rënda si kamionë, të parkuar në mënyrë strategjike për të ndalur qarkullimin, si dhe forca policore të angazhuara për menaxhimin e situatës.

Përfaqësues të bizneseve janë shprehur të indinjuar me vendimin e ZRRE-së, duke theksuar se dalja në tregun e lirë do të rrisë ndjeshëm kostot e operimit dhe do të rrezikojë funksionimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Policia e Kosovës po monitoron nga afër situatën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa nuk raportohet për përplasje deri në këtë moment.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy