Deçiqi i Tuzit ka arritur një tjetër sukses historik në futbollin malazez, duke fituar për herë të parë Kupën e Malit të Zi.
Në finalen e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Topolica” në Bar, skuadra shqiptare triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Mornarit
Goli vendimtar u realizua nga Asmir Kajeviq, pas një asistimi të shkëlqyer nga Jonathan Dreshaj, duke i dhënë fund pritjes për këtë trofe prestigjioz, pas dy finaleve të humbura më parë ndaj Buduqnostit
Pas suksesit në kampionatin e kaluar, ku fituan titullin e kampionit të Malit të Zi, Deçiqi konfirmon dominimin në skenën vendore me një tjetër trofe të rëndësishëm.
Ky triumf gjithashtu i garanton ekipit të Tuzit pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Konferencës, duke i hapur rrugë garave evropiane edhe këtë verë.