
Shkruan: Prof. Fadil Maloku
1. Është një thënie e Xh. Orvelit që thote: “Në qoftë se mendimet e prishin gjuhën, gjuha po ashtu mund të prishë mendimet”, që nënkupton se demokracia ka një rregull që bazohet dhe fuqizohet në Ligj, i cili midis tjerash ka për detyrë të rregullon jo vetëm etiken e sjelljeve sociale të qytetarëve të rëndomët, por edhe moralin e politikes së elitave qeverisëse. Në rastin tonë, ku shoqëria ende është e frustruar dhe me përplotë ngarkesa (psikologjike, sociale, krahinore, emancipuese, e për të mos thënë edhe sosh kulturore!), priten edhe sjellje absurde që e prishin si kodin e miresjelljes (publike) ashtu edhe atë të etikës institucionale;
2. Në fakt, frustrimi bashkë me sjelljet absurde të deputetëve tanë mund të shpjegohet (por, jo edhe amnistohet!) me një argumentim sociologjik. Argumentim që mund t’u adresohet si; ngarkesave që burojnë nga sfera e grupeve të interesit, por, edhe mungesës së një tradite parlamentare. Ku arena e thyerjes së “shtizave të gladiatorëve” modern (deputetëve), në vend që të shndërrohet aulë betejash e luftërash: ideologjike e politike, është shndërruar në arenë betejash klanore, grupore, midis subjejteve politike.
3. Shikuar nga kjo “dioptri” devijimi nga etika e(pa)shkruar (institucionale) mund edhe ta pasurojë në një mënyrë sfondin e debatit dhe atë të demokracisë si koncept e si zgjidhje për problemin e paralizës (lexo; ngërqit) sonë. Mirëpo, tejkalimi apo teprimi i “ikjes”nga kodi i kësaj etike institucionale për të cilën po flasim, sa po vrejmë ne të gjithë, është kah na “prodhon” edhe situata qesharake, inatçore, kontradiktore, e për të mos thënë edhe asociale…